October 6, 2022
Portali Shprehja

Forcat ukrainase ngritën flamurin e tyre në qendër të qytetit Balaklias

Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës ka publikuar një video në Twitter ku thotë në mbishkrimin e saj se qyteti i Balaklias në rajonin e Kharkov është çliruar nga trupat ukrainase, duke shtuar gjithashtu se flamuri ukrainas është ngritur në qendrën e qytetit.

“Qyteti i Balakliya, rajoni i Kharkiv, është çliruar nga trupat ukrainase! Komandanti i Forcave Tokësore të Ukrainës, Heroi i Ukrainës, Gjeneral Koloneli Oleksandr Syrskyi drejton ofensivën e Ukrainës në këtë sektor. Flamuri ukrainas është ngritur në qendër të qytetit”, thuhet në mbishkrimin e kësaj videoje.

Kjo video tregon dhe momentin kur flamuri ukrainas ngritët në këtë qytet.

“Sot ne po përfundojmë çlirimin e Balakliya-s. Qyteti i parë i madh në ofensivën tonë. Jam i sigurt se ky nuk është qyteti i fundit. Përpara nesh është Kupiansk, i cili tashmë gjysma është marrë nga trupat tona. Përpara nesh janë Izyum dhe shumë të tjerë”, tha gjeneralkoloneli Syrskyi në video.

“Sot, ne përfundojmë zyrtarisht operacionin e pastrimit të këtij qyteti dhe ngremë flamurin tonë kombëtar”, ka thënë ai tutje.

.

Të Ngjajshme

Regjistrohen 55 raste të reja me virus

admin

Maqedoni, 11 tetori ditë jo pune për të gjithë qytetarët

admin

“Pritja e gjatë për në BE, na detyroi të marrim pasaporta bullgarë”

admin

Leave a Comment