November 26, 2022
Portali Shprehja

Forumi i Biznesit: Më pak barriera tregtare dhe doganore, më shumë bashkëpunim

Gazetar: Ile Petrevski

Biznesi nuk ka nevojë për kufij, Ballkani nuk ka nevojë për kufij. Duhet të harrohen kohët e bashkëpunimit të penguar ndërmjet shteteve. Mos të ketë më kurrë barriera apo bllokada tregtare, për mallra dhe produkte të caktuara. Vetëm me bashkëpunim rajonal të biznesit është i mundur stabiliteti dhe paqja, pa incidente dhe tensione. Këto janë vetëm disa nga porositë e dërguara nga Forumi i Biznesit në Shkup, për avancimin e bashkëpunimit rajonal.

“Ballkani është shumë i vogël për t’u ndarë apo për të pasur kufij, barriera tregtare dhe doganore, ka 18 milionë banorë, ne jemi një e katërta e Gjermanisë apo Turqisë. Ajo ka gjysmën e Prodhimit Bruto Vendor të Rumanisë. Popullsia e Ballkanit Perëndimor, përbën vetëm tre për qind të totalit të Bashkimit Evropian. Ky treg ka kapital, por vetëm nëse është i integruar”, tha Hamim Dauti -Biznesmen.

“Nëse shkoj nga Nishi në Shkup për një orë e dyzet minuta, duhet t’i shtoj asaj kohe 40 minuta pritje në kufi, që do të thotë se është 40 për qind plus përpjekje shtesë për çdo ndërveprim biznesi midis dy vendeve”, tha Ognen Iliq- Biznesmen nga Serbia.

“Vizioni ynë është bashkëpunimi në partneritet, nëse ka një situatë që dikush nuk mund të bëjë diçka, ne duhet ta ndihmojmë. Ajo që mund të më ndodhë mua sot, mund të ndodhë me ju nesër, pra me të gjithë ne. Kështu pra duhet të bashkëpunojmë”, shtoi Sink Biznesmen nga Mali i Zi.

Misioni i biznesmenëve është të ndryshojnë Ballkanin, të mos ketë asnjë konotacion negativ për këto zona, dhe thonë se kjo mund të bëhet vetëm përmes biznesit. Bashkimi mes shteteve më së miri bëhet përmes biznesit, është mendimi i njeriut të parë të Odës Ekonomike, Branko Azeski. Si një nga projektet për përmirësimin e bashkëpunimit ndërmjet kompanive nga rajoni është projekti Open Balkan, me të cilin vendet përreth përpiqen të kenë një fluks të papenguar të mallrave, fuqisë punëtore dhe kapitalit./Alsat.mk

.

Të Ngjajshme

Rusët bombardojnë qytetin industrial të Ukrainës, të paktën 13 të plagosur, mes tyre një adoleshent

Vitaminat dhe mineralet që janë të domosdoshme për t’u mbrojtur nga sëmundjet gjatë ditëve të ftohta

KATAR/ Shpërthen zjarri pranë stadiumit ku do të luhet Argjentinë-Meksikë

Leave a Comment