January 23, 2022
Portali Shprehja

FOTO | Ndryshim total nga Kessie, tifozët e Milanit shpresojnë t’i fusë gërshërë edhe pretendimeve ekonomike

Franck Kessie është kthyer në mes të diskutimeve. Mesfushori i Fildishtë i Milanit, pas një periudhe të komplikuar, me një paraqitje jo në nivel, u ngrit në ndeshjen ndaj Empolit.

Ish-Atalanta u angazhua si mesfushor sulmues nga Stefano Pioli, në vend të Brahim Diazit, ai shënoi një dygolësh, vendimtar për të mposhtur toskanët.

Tact Watches

Për ta parë përsëri në fushë me fanellën e Milanit, tani do të duhet të presim deri në shkurt, kur ka përfunduar Kupa e Afrikës. Përveç kthesave të bujshme, do të luhet gara, e cila do t’i privojë kuqezinjtë edhe Bennacer dhe Ballo-Toure.

Kessie do të prezantohet në grumbullimin e kombëtares së tij, qe do të nisë më 27 dhjetor, me një pamje të re. Siç mund ta shihni në Instagram, mesfushori ka vendosur të bëjë një prerje te flokeve te tij te gjata te kapura.

Shpresa e tifozëve tani është që Kessie të vendosë të shkurtojë edhe kërkesat e tij, për të rinovuar sa më shpejt me Milanin. Në sfond, megjithatë, interesi nga PSG dhe Tottenham mbetet i gjallë.

.

Të Ngjajshme

NEDIM BAJRAMI | Shqiponja kuqezi mrekullon Serie A, tani Empoli kërkon 15 mln euro (VIDEO)

admin

Chelsea ia mer dorën Tottenhamit, Conte provon humbjen në Premier

admin

PREMIER | Liverpool tenton të rihapë garën, Arsenali apatik

admin

Leave a Comment