December 5, 2022
Portali Shprehja

FOTO/ Rrihet brutalisht gazetari i njohur shqiptar

Gazetari Adriatik Doçi, është dhunuar ditën e sotme nga persona ende të paidentifikuar, ku është ndjekur nga disa persona dhe më pas është goditur me sende të forta, pranë banesë së tij në Tiranë.

“Persona të panjohur më qëlluan nga mbrapa me sende të forta kur po hyja në banesë!”,– tha gazetari Doçi për Report Tv.

“Duke u kthyer në banesë, në mënyrë të befasishme jam goditur nga persona të paidentifikuar, kam patur kërcënimë të ndryshme, por jo dhunë fizike. Pasi kisha konsumuar një kafe, para se të hyja në banesë më kanë goditur nga mbrapa. Personi mund të ishte rreth moshës 25-vjeҫ. Ishte shumë e vështirë t’i njihja. Dyshimet e mia janë, se sulmi ndaj meje është për shkak të detyrës sime. Kam shqetësime fizike, por më shumë kam shqetësime emocionale, por jam mirë”, shprehet gazetari./ FOTO

Të Ngjajshme

Analistja Avdiu merr lëvdata në Serbi, pasi që veprimin e Xhakës e quajti “akt rrugaçi”

admin

Kafja turke, në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s

admin

Pendarovski: Riaktivizimi i Procesit të Berlinit, një lajm i shkëlqyer

admin

Leave a Comment