Të hënën Google Maps festoi 16 vjetorin e krijimit, dhe përdoruesit symprehtë ndanë në internet pamjet më të pabesueshme që gjetën ndër vite në aplikacion, shkruan lajmi.net.
Disa prej tyre thonë se janë fantazma, disa thonë se janë demon, ndërsa disa mendojnë se janë vetëm iluzione të krijuara nga drita.
Një prej tyre u gjet në Indonezi nga disa fëmijë rastësisht, ku shihet në pyll një figurë më sy të kuq.
Në maj 2020, një person ndau një pamje nga Google Maps të një shtëpie, aty u shfaq një figurë e një personi tek shikonte direkt në kamerë.
Para disa muajsh, një përdorues i Reddit ndau në internet fotografinë e një fantazme të varur nën pemë që e gjeti në Google Earth.
Disa komentues u shprehën se ishte vetëm iluzion drite.
Në shkurt 2018, një burrë mendoi se pa fantazmën e një vajze të vogël, dhe vetëm pasi të zmadhohet fotografia, mudn të shihet forma me lëkurë të gjelbër dhe flokë të zi.
Një tjetër fotografi u zbulua nga një person, që postoi në Twitter shtëpinë e gjyshërve të tij, dhe shkroi: “po shikoja diçka, dhe iu lutem dikush më tregoni pse është një fantazmë e një vajze të vogël para shtëpisë së gjyshërve të mij?”.
Të tjetër fotografi shumë shqetësuese ishte në varrezat e Texas, ku një fëmijë shihet pas një peme, dhe një formë e zezë shihet në varrezë.
Këto po që janë të frikshme! /Lajmi.net/