September 26, 2022
Portali Shprehja

Franca dhe Kroacia me dy gola arrijnë deri te fitorja

Janë zhvilluar ndeshjet e pesta të fazës së grupeve në Ligën A të Kombeve të grupit 1, ku Franca dhe Kroacia morën fitore. ‘Gjelat’ edhe pse me shumë mungesa arritën të ishin superior ndaj Austrisë, duke fituar në fund me rezultat 2-0. Golin e parë në ndeshje e shënoi Kylian Mbappe në minutën e 56-të për 1-0. Pas disa minutash shënoi Olivier Giroud për 2-0 pas asistimit të Antoan Griezmann.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Kroacia ka mposhtur në shtëpi Danimarkën me rezultat 2-1. Borna Sosa hapi ndeshjen me një gol në minutën e 49-të për 1-0. Danezët barazuan në minutën e 77-të, me Kristian Eriksen i cili gjeti rrjetën për 1-1 me një super goditje nga distanca. Por pas dy minutash, Lovro Majer mori një asistim nga Bruno Petkovic për të shënuar për 2-1.

Kroaci pas kësaj fitoreje është lider me 10 pikë, ndërsa Danimarka është e dyta me 9 pikë. Franca ka 5 pikë, ndërsa Austria me 4 pikë.

.

Të Ngjajshme

Maqedonia, vendi më i varur nga eksporti i rrymës

admin

Regjim i posaçëm i komunikacionit për shkak të sfidës Maqedoni-Bullgari

Çka po ndodhë me BDI-në? – Këto janë komentet e partive

Leave a Comment