2 C
Skopje
February 21, 2019
Informacione Vendi

Franca përshëndetë miratimin e ndryshimeve kushtetuese në Maqedoni

Franca e përshëndet votën përfundimtare mbi ndryshimet kushtetuese më 11 janar nga Kuvendi i Maqedonisë dhe vlerëson se bëhet fjalë për një fazë e rëndësishme për hyrjen në fuqi të marrëveshjes së Prespës, e cila duhet t’i jep fund kontestit me Greqinë.

“Franca e përshëndet votën përfundimtare për ndryshimet kushtetuese më 11 janar 2019 nga ana e Kuvendit të Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë, të cilat parashikohen me marrëveshjen e Prespës të nënshkruar më 17 qershor të 2018-tës në mes këtij vendi dhe Greqisë.

Kjo është një fazë e rëndësishme për hyrjen në fuqi të kësaj marrëveshjeje historike, e cila do ti jep fund kontestit dypalësh.

Siç theksoi edhe Presidenti i Republikës Franceze, marrëveshja është e mirë për vendin, për rajonin dhe për Evropën. Franca tani dëshiron që së së shpejti kjo të ratifikohet e dhe në Kuvendin grek”, tha zëdhënësja e Ministrisë për Evropë dhe Punëve të Jashtme të Francës, Agnes Von Der Muhll, të cilën e përcolli ambasada franceze në vend./Telegrafi/

Burimi i lajmit

Artikuj të ngajshëm

Në fundjavë ulje të temperaturave, reshje shiu dhe bore

shprehja

Nëse kapeni duke drejtuar veturën pa patentë, dënimi deri në 400 euro

shprehja

LSDM: Mickoski po mbron shefin e tij, Nikolla Gruevskin

shprehja