September 28, 2020
Portali Shprehja

Fushë Kosovë, Policia njofton për dy raste të dhunës në familje

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të dhunës në familje në Fushë Kosovë.

Në raportin e 24-orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se të dyja rastet e dhunës kanë ndodhur ditën e mërkurë, transmeton Telegrafi.

Në njërin rast, Policia bën të ditur se ka arrestuar personin i cili ka ushtruar dhunë në familje, ndërsa në rastin tjetër është në kërkim të një personit të dyshuar.

Më poshtë, rastet e ndara sipas Policisë së Kosovës:

Fushë Kosovë 02.09.2020 – 13:35. Viktima femër kosovare ka informuar se i dyshuari mashkull kosovar e kishte sulmuar fizikisht. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuar gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar.

 Fushë Kosovë 02.09.2020 – 15:13. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë në familje. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

.

Të Ngjajshme

Gjykata në Gjilan i cakton masën e paraburgimit të dyshuarit për dhunimin e një të miture

admin

Vjedhje e rëndë në Garaqanicë dhe Prishtinë, hajnat vjedhin para dhe ari

admin

Lëndohet duke luajtur futboll, dërgohet për tretman mjekësor në QKUK

admin

Leave a Comment