August 17, 2022
Portali Shprehja

Gabigol nuk ndalet më: tradhton Inter-in dhe kthehet në Serinë A

Me golin në gjak, të paktën në Brazilin e tij. Europa i vuri vulën si një dështim: Inter-i i ka dhënë vetëm 10 ndeshje për  të treguar sa vlen, Benfica gjysmën para se ta kthente nga kishte ardhur.

Kthimi në atdhe për Gabigol është dukur e vetmja rrugë shpëtimi: kthimi aty ku gjithçka filloi për të bërë të mundur që gjithçka të rifillonte.

Mision i realizuar sepse Gabriel Barbosa është kthyer të jetë ai golashënues që kishte shtyrë zikaltrit që të shpenzonin deri në tridhjetë milionë euro për ta marrë në Serinë A.

Ndoshta shumë shpejt, ndoshta pa i dhënë besimin e duhur. Atë që në Brazil i kanë dhënë në fillim Santos, më pas Flamengo dhe ai ua ka shpërblyer.

Ka gjetur përsëri shijen e golit dhe e ka bërë me një vazhdimësi mbresëlënëse veçanërisht në Kupën Libertadores. Këtu shifrat flasin më shumë se çdo fjalë: 28 gola  në 46 ndeshje, një rendiment i rëndësishëm.

Gabigol ka treguar se di të jetë vendimtar dhe tani mund të ketë dëshirë të marrë revanshin e tij në futbollin europian. Dështimi që duhet fshirë mund ta motivojë 25-vjeçarin që të provojë përsëri dhe ndoshta ta bëjë në Serinë A.

Gabigol në Itali, ndoshta te një nga rivalet e mëdha të Inter-it, klub që ka treguar se nuk besoi te cilësitë e brazilianit. Nga ana tjetër, Juventus-i është në kërkim të një sulmuesi dhe edhe Milan-it nuk do t’i vinte keq të kishte një fytyrë të re në sulm.

Sipas calciomercato.it, braziliani mund t’iu ofrohet dy klubeve për të treguar se është një gjendje të shënojë gola edhe në Kontinentin e vjetër dhe të marrë revanshin e tij.

Në moshën 25 vjeç, ai ka gjithë kohën e duhur për të bërë për vete Europën: Juventus ose Milan mund t’i ofrojnë mundësinë e duhur për të provuar ta bëjë këtë.

.

Të Ngjajshme

BEFASI NË NEGOCIATA | Nuk ka akord, Juventusit i ngec në derë i superpaguari dhe bllokon merkaton. Motivi

admin

Jorge Mendes vendos rekordin tjetër! Çon te ekipi “i tij” talentin e madh portugez për gati 50 mln euro

admin

Akuzat për përdhunim ndaj Mendy: “Mos lëviz, mos lëviz” ndërsa i mban krahët pas shpine!

admin

Leave a Comment