Kupa e Kombeve të Gjirit po zhvillohet këto ditë. Turneu i cili zhvillohet çdo dy vjet ka arritur në edicionin e 25-të dhe po zhvillohet në Irak, me pjesëmarrjen e të gjitha kombëtareve të vendeve të Gjirit Persik me sfidën ndaj Bahreinit, kampionit në fuqi. Veçanërisht kurioze çfarë ndodhi me rastin e ndeshjes mes Omanit dhe Jemenit, të themi më pak aventureske dhe plot kthesa, gola dhe emocione kontradiktore.
Protagonist portieri i përfaqësueses së Jemenit që jetoi një ditë makthi. Kombëtarja e Jemenit, e freskët nga disfata ndaj Arabisë Saudite, shpresonte në revansh ndaj Omanit, i cili barazoi pa gol ndaj Irakut pritës në debutimin e tyre.
هدف | منتخب عمان يتقدم 1 – 0 على اليمن عبر صالح اليحيائي في الدقيقة 2#خليجي25#العراق#كأس_الخليج#قنوات_الكاس pic.twitter.com/p6PlCoFmSh
— قنوات الكاس (@alkasschannel) January 9, 2023
Gjithsesi, ndeshja bardheblu nisi keq, duke qenë se pas vetëm 2’ Oman gjeti golin e hapjes. Gjithçka filloi me një goditje këndi nga e djathta me një përplasje brenda zonës së vogël. Në tentativë, me një dalje të lartë, për të parashikuar kundërshtarët, portieri Ali Fadhl Abbas Ahmed beri lemsh gjithcka. Ndërhyrja e ngathët e portierit, i cili në mënyrë efektive devijoi topin në portën e tij…
Një goditje për Jemenin që gjeti ende forcën për t’u rikuperuar, duke gjetur fillimisht golin e barazimit dhe më pas golin e avantazhit. Një situatë thuajse e jashtëzakonshme për kombëtaren që prej rreth 3 vitesh nuk kishte shënuar gol në një ndeshje zyrtare.
الدقيقة 45 | أرشد العلوي يضيع ركلة جزاء وفرصة التقدم لصالح منتخب عمان#خليجي25#العراق#كأس_الخليج#قنوات_الكاس pic.twitter.com/PRXwXJ7Zl8
— قنوات الكاس (@alkasschannel) January 9, 2023
Festë e madhe për bardhezinjtë të cilët më pas iu desh të përballeshin me një tjetër gabim. Edhe një herë Ali Fadhl Abbas Ahmed kombinoi një tjetër gafe: ndërhyrje të re për të harruar, me topin e rrëshqitur pas tij dhe mbi vijën e portës…
Ai u ngushëllua nga shokët e tij, por dukej i dëshpëruar. Pas një sërë gjestesh flagrante, portieri tërhoqi vëmendjen e pankinës së tij duke kërkuar zëvendësimin: shumë gabime për të, i cili u ndje i përgjegjshëm dhe si rrjedhim i paaftë për të vazhduar ndeshjen.
Trajneri e ftoi të qëndronte në fushë, pa marrë në konsideratë propozimin e tij. Një ditë e keqe mund t’i ndodhë kujtdo dhe lajmi i mirë mbërriti menjëherë pas kësaj: kundërshtarët humbën një penallti… Një ngushëllim i dobët në një lojë për t’u harruar.
.