June 26, 2022
Portali Shprehja

Gallatasarai me trajnerin e ri, kërkon Vedat Muriqin?

Skuadra e Gallatasarait kërkon të përforcojë skuadrën dhe sot pritet të firmosë me trajnerin e ri, Okan Buruk. Palët kanë rënë në dakortësi për një kontratë 2-vjeçare mes tyre. Me ardhjen e trajnerit të ri, pritet që transferimi i parë i tij në krye të Galatasarayt mund të jete sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës.

Tact Watches

Bëhet fjalë për Vedat Muriçin i cili sezonin e shkuar e mbylli i huazuar te Mallorca në La Liga, teksa kartoni i tij zotërohet nga Lazio. Prizrenasi zhvilloi 15 ndeshje në La Liga duke shënuar katër gola e duke asistuar në tre të tjerë.

Lacio është gati ta largojë yllin kosovar dhe tanimë i ka caktuar çmimin e largimit prej 15 milionë euro. Përveç skuadrës turke në garë mbetet Majorka, por problemi mbetet çmimi i kërkuar nga Lacio. /f.a/abcnews.al

.

Të Ngjajshme

Princi Charles pranoi valixhen e mbushur me miljona euro para nga Sheiku i Katarit

Mijëra aktivistë të maskuar si udhëheqës të G7 po protestojnë në Mynih

Perez, nga Renova zbarkon te Makedonija Gjorçe Petrovi

Leave a Comment