Fitues i freskët i Superkupës së Italisë pas fitores 3-0 ndaj Milanit, Interi e nis sërish nga kampionati. Zikaltrit do të presin Empolin në ‘Meazza’ me peshën e një merkatoje që po bëhet gjithnjë e më e rëndë.
Nevoja për të mbledhur para, duke pasur parasysh problemet e shumta ekonomike me të cilat përballet shoqëria, imponon zgjedhje të synuara dhe madje të dhimbshme.
Ashtu siç ndodhi disa vite më parë me shitjen e Lukakut te Chelsea dhe Hakimit te PSG, edhe në këtë sesion merkatoje Marotta duket thuajse i detyruar të privojë veten nga një prej xhevahireve të tij: Milan Skriniar.
Pas thashethemeve të disa ditëve më parë nga L’Equipe, tani duket se pothuajse është konfirmuar. Gjatë konferencës për shtyp të trajnerit parisien Galtier, u trajtua edhe çështja që ka të bëjë me merkaton.
Trajneri foli si për merkaton e blerjeve dhe largimeve. E duke folur për përforcimet, duke marrë parasysh që në këto orë duket se Skriniar ka pranuar ofertën prej më shumë se 10 milionë eurosh të propozuar nga PSG, ai ka hapur, por duke lënë një vello misteri për këtë operacion.
“Skriniar? Kam lexuar lajmet që janë publikuar, por nuk mund t’ju them nëse ai do të vijë këtë dimër apo verën e ardhshme, – shpjegoi Galtier në një konferencë për shtyp i cili duket se është pothuajse i sigurt për transferimin e tij, por më pak për kohën, – nuk mund t’ju them. Klubi po punon për këtë.”
Në rast se Skriniar respekton kontratën e tij deri më 30 qershor 2023, në fakt, lojtari do të fluturonte në Paris me kosto zero, duke i lënë zikaltrit duarbosh.
La palabra del entrenador Christophe Galtier en nuestro estudio #PSGtv antes del #USPCPSG por la @coupedefrance
— Paris Saint-Germain (@PSG_espanol) January 21, 2023
.