December 8, 2022
Portali Shprehja

Galtieri: PSZH varet nga marrëdhënia mes Nejmarit, Mesit dhe Mbapes

Trajneri i Paris Sen Zhermenit, Kristof Galtie, ka thënë se një marrëdhënie e mirë midis yjeve të sulmit Kilian Mbapes, Lionel Mesit dhe Nejmarit, është thelbësore për efikasitetin e ekipit.

PSZH luan në udhëtim te Lorienti, në kuadër të javës së 14-të në Ligue 1 dhe trajneri Galtier ka folur për raportin mes yjeve të ekipit. Pyetja ishte rreth lojës së Nejmarit, por Galtier insistoi për bashkëpunimin e brazilianit me Mbapen dhe Mesin.

 

“Ajo që kërkoj nga Nejmar është të jetë i mirë, të jetë efikas, padyshim që të ketë një gjendje shumë të madhe sulmues. Dhe një marrëdhënie e madhe midis Kilianit, Leo-s dhe Nej-it është thelbësore për ne, të jetë efikas dhe të shënojë shumë gola”, ka thënë fillimisht Galtier

 

“Ai pozicionohet aty ku është edhe në kombëtare, ku performon mirë. Shpesh është në mesfushë me tre lojtarë në kombëtare dhe sigurohem që të jetë në pozicionin e preferuar, dhe gjithashtu i jep atij shumë liri për t’u shprehur. Ai ka edhe këtë kapacitet dhe këtë dëshirë për të qenë shumë aktiv në fushë. Nejmar nuk është një lojtar pozicional, duke e vënë atë në një pozicion do t’i hiqte cilësitë që ai ka”, përfundoi trajneri i PSZH-së.

 

.

Të Ngjajshme

Kur pastroni tualetin, harroni KËTË VEND, dhe pikërisht këtu është burimi i baktereve

Teknika kineze e prodhimit të çajit në listën e thesareve jomateriale të UNESCO-s

Stojanovski: Buxheti 2023 nuk iu përgjigjet nevojave të qytetarëve

Leave a Comment