May 26, 2022
Portali Shprehja

Ganiu: Çairi i kampionëve, KB Çairi 2030 hyri në Superligën e Maqedonisë

Kreu i komunës së Çairit, Visar Ganiu ka uruar Klubin e basketbollit “Çairi 2030”, përcjell TV21. Kjo pasi ky klub sonte mposhti Vardarin dhe me këtë u bë pjesë e Superligës së Maqedonisë së Veriut.

“Kjo është një fitore e jashtëzakonshme jo vetëm për klubin e basketbollit por për gjithë Çairin e çairasit. Përgëzoj lojtarët, udhëheqësinë dhe gjithë stafin e këtij klubi dhe i inkurajoj të dalin triumfues nga çdo sfidë të radhës. Urime dhe vetëm përpara, ne jemi gjithmonë me ju!”, ka shkruar Ganiu.

Tact Watches

Ndryshe, ekipi i trajnerit Erhan Ramadani, në krye me kapitenin Arbin Rushiti, sonte mposhti KB Vardarin me rezultat 85:59.

Të Ngjajshme

Shikoni trailerin e parë për vazhdimin e shumëpritur të spektaklit fantastiko-shkencor “Avatar”

Murinjo shpërthen në lot dhe zbulon të ardhmen

Aksident i rëndë në Gjorçe Petrov, përplaset për vdekje një person (VIDEO)

admin

Leave a Comment