December 6, 2020
Portali Shprehja

Gashi: Gjykata Speciale ngrit aktakuzë kundër Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt

Prokuroria e Specializuar në Hagë ka ngrit aktakuzë ndaj Hysni Gucatiti dhe Nasim Haradinajt.Lajmin e ka bërë të ditur, avokati Tomë Gashi në Kanal10.

Vendimi për caktimin e gjyqtarit të procedurës paraprakë është marrë më 29 tetor mirëpo, është bërë publike para dy ditësh, pra 17 nëntor.Gjykatësi i procedurës paraprake është Nicolas Guillou, i cili ka kohë prej gjashtë muajsh që ta hedh poshtë apo ta vërtetojë aktakuzën.

Theksojmë se më 25 shtator Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj ishin arrestuar nga EULEX-i me urdhër të Gjykatës Speciale, pas bastisjes prej disa orësh që ishte bërë në zyrat e Organizatës se Veteranëve dhe Luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Ky arrestim i tyre ishte bërë pas publikimit të disa dosjeve që pretendohet se i përkasin Gjykatës Speciale.

Të Ngjajshme

Haradinaj nuk po tërhiqet: O unë president, ose shkojmë në zgjedhje

admin

Basha: Shifrat janë alarmante, 1 në 2 të testuar del i infektuar! Qeveria vendos vetë për gjithçka, nuk dëgjon mjekët

admin

Ahmeti pas ndezjes së dritave në Prishtinë: Le të festojmë për jetën

admin

Leave a Comment