January 28, 2022
Portali Shprehja

Gashi: Ismaili është i pastër si loti, nëse vërtetohet fajësia, unë jap dorëheqje

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi tha se se ish-ministri i Kulturës, Hysni Ismaili është i pastër si loti duke folur për kërkesën e Komisionit Anti-korripsion që të ngritet kallëzim penal në prokurori.

Ismaili, sipas Komisionit Anti-korrupsion, ka keqpërdorur pozitën zyrtare dhe autorizimet dhe ka dëmtuar buxhetin e shtetit para fushate. Ismaili është pjesë e Alternativës dhe i nominuar për nënkryetar kuvendi,

Tact Watches

“Aspak nuk është e saktë, është një nismë indikative e nisur nga struktura politike dhe e politizuar. Unë them se Hysni Ismaili është i pastër si loti. Unë më shumë i besoj atij se sa vetes. Me përgjegjësi të plotë them se nuk ka bërë asgjë të pandershme ai njeriu. Nëse vërtetohet unë do të jap dorëheqje nga politika”, tha Gashi.

Gashi në pyetjen se si do të funksionojnë në pushtet lokal tha se në nivel lokal, problemet e qytetarëve janë ndryshe dhe se duhet t’i mbesin besnik atyre koalicioneve.

“Derisa nuk ndalohet bashkëpunimi, Alternativa do të jetë pjesë e atyre qëndrimeve që ka pasur para zgjedhjeve lokale”, tha Gashi.

Të Ngjajshme

Nga 1 shkurti do të rikthehet transporti publik në Kumanovë

admin

Sedat Ramadani largohet nga LB / E humbëm identitetin me të cilin na njihnin njerëzit!

admin

Alsat: BDI-ja e harroi në burg Rexhail Qerimin!

admin

Leave a Comment