May 11, 2021
Portali Shprehja

Gashi: Ligji i shtetësisë ishte pjesë e fushatës sonë parazgjedhore

Kreu i partisë Alternativa, Afrim Gashi në “Rruga drejt…” deklaroi se propozim ligji për shtetësi ishte pjesë e fushatës parazgjedhore të koalicionit ASH-AAA dhe premtim i tyre ishte që kjo çështje të zgjidhet në 100 ditshin e parë të qeverisjes. Megjithatë rezultatet zgjedhore diktuan një koalicion tjetër qeverisës dhe ASH-AAA ishin të detyruar që propozim ligjin për shtetësinë të shtyjnë para edhe nga pozita e opozitës.

Sa i përket ligjit për shtetësi mendoj se është një prej plagëve më të rënda dhe më të gjata që kanë lënguar një pjesë e shqiptarëve. Ky problem po zvarritet që nga viti 1991 kur vendi ynë u mëvetësua dhe shqiptarët në vazhdimësi e kanë pasur këtë hallë, dhe kanë hasur në pengesa shtetërore gjithmonë që të mos mund pajisen me shtetësi. Për neve kjo ka qenë një tendencë dhe mohim i një të drejte elementare njerëzore fillimisht e pastaj edhe kombëtare, që një njeri të gëzoj të drejtën të jetë shtetas i vendit ku jeton, ku është lindur dhe ku vepron. Këtë ligj ne e kemi vendosur edhe në fushatën parazgjedhore, e kemi pasur si një nga kushtet e 100 ditëshit të parë, andaj pas zgjedhjeve të manipuluara dhe të vjedhura ku u etablua një konstelacion qeveritarë që e kemi aktualisht ne menduam se duhet edhe nga pozita e  opozitës ta shtyjmë procesin e miratimit të këtij ligji për shkak se është problem qenësor i shqiptarëve dhe i qytetarëve”, deklaroi Afrim Gashi, kryetar i partisë Alternativa.

.

Të Ngjajshme

Zaev pas takimit me Varhej: Nuk negociojmë për identitetin tonë!

admin

Gati amendamentet me të cilat do të ndryshohet teksti i Ligjit të Shtetësisë

admin

Diplomacia europiane: Hapni sa më shpejt negociatat me Tiranën dhe Shkupin

admin

Leave a Comment