7 C
Skopje
November 20, 2018
Jeta

Gati për të lindur?! Cilat janë shenjat që duhet të njohë çdo grua në ditët e fundit të shtatzënisë?

Nëse data juaj e lindjes është duke u afruar ju do të filloni të mendoni se kur do të vijë momenti i shumëpritur për të sjellë në jetë bebin tuaj të dashur.

Ju do të filloni të bindni veten se jeni gati për të lindur dhe do të jeni entuziaste për të takuar ëngjëllin tuaj të vogël. Por edhe nëse kjo është shtatzania juaj e dyte apo e tretë, të kuptosh momentin që jeni gati për të lindur mund të jetë pak e vështirë. Këtu janë disa mënyra me anë së të cilave mund të kuptoni nëse jeni gati për të lindur apo jo. Disa prej tyre mund të jenë të njohura për ju por disa të tjera mund t’ju surprizojnë.

Plasja e ujërave

Një nga shenjat që tregon me saktësi se koha për të lindur po afron është dhe plasja e ujërave. Bebi juaj është i rrethuar nga cipa amniotike e cila është e mbushur me lëngun amniotik dhe në momentin që ju jeni gati për të lindur kjo cip do të çahet dhe ndodh ajo që quhet plasja e ujërave.

Dhimbja e shpinës

Një tjetër indikacion që tregon se jeni gati për të lindur është dhe dhimbja e fortë në shpinë. Kjo mund të shkaktojë parehati gjatë gjumit madje në disa raste mund edhe t’ju zgjojë nga gjumi. Dhimbja e shpinës bën pjesë dhe në

Kontraksionet e lindjes

Kontraksionet bëhen më të shpeshta dhe me intensive. Kur jeni gati për të lindur do të vini re se kontraksionet do të bëhen më të shpeshta dhe më intensive. Kontraksionet nuk mund të mos vihen reh dhe në momentet afër lindjes do t’i keni ato çdo 5 minuta apo edhe më të shpeshta.

Diarreja

A e dinit se diarreja mund të jetë një nga shenjat e hershme që paralajmëron afrimin e momentit të lindjes? Po është e vërtetë pasi kur trupi juaj bëhet gati për lindje, ai lëshon një hormon të quajtur prostaglandins i cili e mbistimulon aparatin tretës duke shkaktuar dhe diarre.

Vendosja e bebit

Në javën e fundit të shtatzanisë do të vini re që bebi do të pozicionohet më poshtë në pjesën tuaj abdominale. Kjo ndodh pasi bebi po bëhet gati për lindje. Pra nëse vëreni që bebi është duke zbritur më poshtë atëherë jeni shumë pranë momentit kaq shumë të pritur të lindjes.

po ngarkohet…
po ngarkohet…
po ngarkohet…

Burimi

Artikuj të ngajshëm

Çiftet që vërtet e dashurojnë njëri-tjetrin shtojnë më shumë peshë

shprehja

Ushqimi numër 1 në botë për luftimin e alergjisë!

shprehja

Po, jam nënë e një vajze, por këtë gjë nuk ma kishte thënë askush deri më sot!

shprehja