January 27, 2021
Portali Shprehja

Gattuso rrëmben lojtarin e Arsenalit, konkurrencë e fortë për Rrahmanin

Napoli duket se ka shitur më në fund mbrojtësin e qendrës Koulibaly dhe po mendon për zëvendësuesin e tij. Ekipi italian ka nisur merkaton për zëvendësuesin e tij dhe emri që ka dalë së fundmi në skenë sipas Daniele Longos është Sokratis Papastathopoulos.

Futbollisti i Arsenalit mund të transferohet në Serie A. 32-vjeçari pati një sezon me oshilacione në kampin e anglezëve dhe kalimi në Itali mund t’i sigurojë minuta të plota. Greku mund të jetë lojtari i duhur për Gattuson që dëshiron një futbollist me eksperiencë.

Afrimi i tij do të sjellë më shumë konkurrencë dhe për Amir Rrahmanin. Futbollisti shtatlartë do të ketë një tjetër emër të fortë për të dueluar për një vend në formacion. Mbetet për t’u parë nëse Gattuso arrin te lojtari fillimisht, por Arsenali mund ta shesë me një ofertë të kënaqshme.

.

Të Ngjajshme

Video: Thuram rikthehet me gol, Dortmundi në tapet

admin

E KRYER: “Faraoni” El Shaarawy kthehet në Serie A dhe i jep fund aventurës në Kinë! Nesër vizitat

admin

Video: Dortmundi në krizë, Mönchengladbach i jep leksione futbolli

admin

Leave a Comment