January 27, 2021
Portali Shprehja

Gazeta austriake: Si u fshi nga dokumenti fjalia për ‘njohje reciproke’

Gazeta austriake “Die Presse” shkruan se një nga qëllimet e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington ishte që të ndihmojë presidentin Donald Trump në fushatën për zgjedhjet e nëntorit.

Gazeta shkruan se amerikanët kishin futur në dokument edhe fjalinë për ‘njohje reciproke’, por ajo u fshi. “Fjalia për ‘njohje të ndërsjellë’, që mikpritësit e kishin vendosur fillimisht në marrëveshje, thuhet se u fshi pas protestave të forta nga Beogradi.

Sipas raportimeve nga Prishtina, kërcënimi i ish-kryeministrit Ramush Haradinaj për të lënë qeverinë nëse Hoti nënshkruan një dokument që konfirmon pretendimet serbe ndaj liqenit të Ujmanit në veri të Kosovës, shkaktoi trazira në delegacionin e Kosovës.

Për Trump, i cili po ashtu njoftoi njohjen e Kosovës nga Izraeli dhe zhvendosjen e ambasadës serbe në Jerusalem, nuk është vendimtare aq shumë përmbajtja e saktë e marrëveshjes sesa ‘municioni’ për fushatën zgjedhore.

Interesi i ri i SHBA për projektin në ndërtim të Kosovës mund të zbehet përsëri: pas zgjedhjeve në SHBA, BE me sa duket do të luajë përsëri rolin e ndërmjetësit pa mirënjohje, në dialogun e ashpër mes fqinjëve të padëshirueshëm.

I besuari i Trump, Grenell nuk ishte i interesuar për përmbajtjen e marrëveshjes, deklaroi ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në pranverë, pasi u rrëzua me ndihmën e SHBA”, shkruan gazeta./BOTASOT

Të Ngjajshme

Detaje tronditëse, si u vra nga babai Albert Krasniqi, bashkëshorti i missit Besa Gashi

admin

Kërcënohet Vjosa Osmani | Iliria News Agency

admin

Tetë viktima dhe 301 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

admin

Leave a Comment