August 16, 2022
Portali Shprehja

Gazprom ka ndërprerë furnizimin me gaz Letonisë

Prodhuesi rus i gazit Gazprom ka ndërprerë furnizimin me gaz në Letoni pasi e akuzoi atë për shkelje të kushteve, një veprim që vendi baltik tha se do të kishte pak ndikim në furnizimet e tij me gaz, shkruan AL Jazzera.

Rusia tashmë ka ndërprerë furnizimin me gaz për Poloninë, Bullgarinë, Finlandën, Holandën dhe Danimarkën, të cilat refuzuan të paguajnë për gazin në rubla.

Rusia gjithashtu ka ndaluar shitjet e gazit për Shell Energy Europe në Gjermani.

Në një deklaratë, Gazprom nuk specifikoi se cilat kushte të furnizimit me gaz dyshohet se kishte shkelur Letonia, një anëtare e Bashkimit Evropian dhe aleancës ushtarake të NATO-s në kufi me Rusinë.

Edijs Saicans, zëvendës sekretar shtetëror për politikën e energjisë në ministrinë e ekonomisë letoneze, tha se vendimi Gazprom do të kishte pak efekt duke pasur parasysh se Letonia tashmë ka vendosur të ndalojë importet e gazit rus nga 1 janari 2023.

“Ne nuk shohim ndonjë ndikim të madh nga një veprim i tillë,” tha ai.

Njoftimi i Gazprom erdhi një ditë pasi firma letoneze e energjisë Latvijas Gaze tha se po blinte gaz nga Rusia dhe po paguante në euro në vend të rublave.

Gazprom: Problemet me turbinat vazhdojnë

Kompania shtetërore ruse u ankua se kishte ende probleme me një turbinë me gaz që ishte kthyer pas riparimeve në Kanadaja. Pa konsultim dhe në kundërshtim me kontratën me Gazprom, kjo turbinë u çua në Gjermani dhe jo drejtpërdrejt në Rusi, shpjegoi nënkryetari i kompanisë shtetërore, Vitaly Markelov. Dhe Rusia mund ta pranojë turbinën vetëm nëse ka garanci nga BE dhe Britania e Madhe se sanksionet perëndimore nuk do të zbatohen.

Po ashtu Gazpromi i ka raportuar partnerit kontraktual Siemens Energy për probleme me tri turbina të tjera, të cilat duhet të riparohen në terren nga ekspertët e tyre. “Ne presim me padurim ardhjen e specialistëve të tyre në stacionin e kompresorit”, tha Markelow. Në stacionin e kompresorit të gazit, i cili është i rëndësishëm për gazsjellësin Nord Stream 1, aktualisht është në përdorim vetëm një nga gjashtë turbinat.

Kurse Siemens Energy tha se aktualisht nuk kishte qasje në turbina dhe se kompania nuk kishte marrë asnjë raport për dëme. Pas një ndërprerjeje të planifikuar për mirëmbajtje, Gazprom i reduktoi të mërkurën sërish dërgesat e gazit përmes Nord Stream 1 në 20 për qind të kapacitetit maksimal. Si arsye u dhanë rregulloret e sigurisë. Qeveria gjermane e akuzon Rusinë se po luan një lojë force në këtë çështje./abcnews.al/

.

Të Ngjajshme

“Zhvishen si në evente sheikësh”, stilistja e njohur kritikon moderatoret shqiptare

Sofja mirëpriti rekomandimet e miratuara për personalitetet historike

admin

Zvicra po kërkon punëtorë, mbi 12 mijë vende të lira pune

Leave a Comment