August 16, 2022
Portali Shprehja

Gazprom pezullon furnizimet me gaz në Letoni

Gjiganti rus energjetik Gazprom thotë se ka pezulluar furnizimet me gaz në Letoni – vendi i fundit i BE-së që po përballet me këtë situatë mes tensioneve me Ukrainën.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Gazprom akuzoi Letoninë për shkeljen e kushteve të blerjes, por nuk dha detaje për atë shkelje të supozuar.

Letonia mbështetet në Rusinë fqinje për importet e gazit natyror, por qeveria e saj thotë se nuk pret që masa e Gazprom të ketë një ndikim të madh.

Ndryshe, Ukraina thotë se ka vrarë 170 trupa ruse në 24 orët e fundit.

Ushtria e Ukrainës tha gjithashtu se forcat e saj kishin shkatërruar dy depo armësh ruse në zonën e Khersonit.

Ukraina ka shtuar përpjekjet për të larguar rusët nga Khersoni, një qytet i madh strategjik në jug. BBC nuk ishte në gjendje të verifikonte pretendimet e fundit të Ukrainës.

.

Të Ngjajshme

Një studim i ri ka treguar se si lëkura e bananes mund të jetë e dobishme në dietë

Sot pasdite priten reshje shiu! Ditëve tjera vijon i nxehti “përvëlues” në Maqedoninë e Veriut

admin

Ndahet nga jeta aktori i njohur shqiptar, Pandi Siku

Leave a Comment