February 2, 2023
Portali Shprehja

Geer: Në BE deri në vitin 2030? Gjithçka varet nga ju!

“Pyetja është nëse vendi mund të bëhet anëtare e BE-së deri në vitin 2030? Përgjigja është: kjo varet nga vetë vendi. Detyra është e rëndësishme, shtrirja e reformave është e madhe. Do të ketë ulje-ngritje si këtu, ashtu edhe në Bruksel. Besoj se rrugën afatgjatë, itinerarin e ka përcaktuar BE-ja dhe premtimi është real. Varet nga vlerësimi i nevojave dhe interesave reciproke”.

Këtë e tha sot ambasadori evropian David Geer në tryezën e rrumbullakët “Ballkani Perëndimor ndërmjet Perëndimit dhe Lindjes: Maqedonia e Veriut – anëtare e Bashkimit Evropian deri në vitin 2030” të organizuar nga Këshilli i Ambasadorëve.

Për të arritur këtë qëllim, theksoi Geer, duhet të ketë vendosmëri të vërtetë politike në të gjitha partitë politike dhe në të gjitha institucionet, duke përfshirë biznesin dhe shoqërinë civile. Sipas tij, zgjerimi duhet të jetë një projekt kombëtar sepse vërtet do të ketë sfida në rrugën drejt BE-së. Geer tha se në BE dhe në bashkësinë ndërkombëtare ka shumë mbështetje për këtë vend.

Në fjalën e tij ai theksoi se Marrëveshja që rrjedh nga Franca vjen si rezultat i asaj që filluan negociatat e Maqedonisë së Veriut me BE-në dhe kërkesa e Bullgarisë për ndryshimin e Kushtetutës.

Nuk e humbni identitetin, gjuhën, historinë në rrugën drejt BE-së, theksonte ai duke shtuar se vendet-tjera anëtare kanë pasur mbrojtje të tilla kushtetuese të përfshira në kushtetutat e tyre dhe si shembull e theksoi Kroacinë.

Euroambasadori Geer tha se nuk premton që sërish do të negociohet për Marrëveshjen deri te e cila vështirë mund të vjen.

.

Të Ngjajshme

UNHCR: Maqedonia e Veriut deri tani ka pranuar 6 mijë refugjatë ukrainas

​Rusia po planifikon ofensivën e 24 shkurtit, thotë ministri ukrainas i mbrojtjes

Flori Mumajesi po i rikthehet muzikës, këtë e bën të ditur shoku i tij

Leave a Comment