June 27, 2022
Portali Shprehja

Gençovska: Petkovi i premtoi Varhejit se do ta heqë veton për Maqedoninë e Veriut

Kryeministri bullgar Kiril Petkov premtoi se do ta heqë veton për fillimin e bisedimeve të Republikës së Maqedonisë së Veriut me BE-në deri në fund të presidencës franceze gjatë takimit të tij me eurokomisarin Oliver Varheji, deklaroi sot ministrja e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Teodora Gençovska para deputetëve në Kuvendin bullgar.

“Kjo ishte në takimin tim të parë me eurokomisarin Oliver Varheji. Në takim morën pjesë shtatë-tetë njerëz nga ekipi i MPJ-së dhe si edhe në të gjitha takimet, nga ky takim ishte përgatitur memorandum. Ky memorandum është i hapur dhe e konfirmon pikërisht atë që ju e parashtruat në pyetjen tuaj”, deklaroi Gençovska në përgjigjen e pyetjes së deputetit dhe liderit të partisë nacionaliste ‘Prerodba’, Kostadin Kostadinov.

Tact Watches

Siç informoi BGNES, Kostadinov gjatë marrjes në pyetje sot të Gençovskës në mbledhjen e Kuvendit bullgar e pyeti nëse në takim me Varhejin më 17 shkurt, Petkovi është angazhuar se Bullgaria do ta heqë veton për fillimin e bisedimeve të vendit me BE-në deri në fund të presidencës franceze, gjegjësisht deri në fund të qershorit.

Paraprakisht, Gençovska në fjalimin para deputetëve bullgarë deklaroi se Petkovi ka dërguar propozim me të cilin në mënyrë praktike tërësisht revidohet Pozita kornizë e sjell nga Asambleja Kombëtare dhe Qeveria e Bullgarisë, por ai u refuzua nga MPJ-ja,

Gençovska vlerësoi se negociatat po përparojnë, por ka edhe çështje të cilat mbesin të hapura për zgjidhje. Njëra prej tyre, siç theksoi, është “formulimi i të a.q. gjuha maqedonase në kuptimin historik dhe etnik”.

“Që kur e mora funksionin e ministres së Punëve të Jashtme, në takimin e parë me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, thash: komunikoni vetëm me mua. Për fat të keq kjo nuk ndodhi. Përfaqësuesit e RSM-së vazhduan të kërkojnë kontakt jashtë MPJ-së me qëllim që të largohet kërkesa kyçe bullgare – Mekanizmi për ndjekjen e zbatimit të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë nga viti 2017”, tha Gençovska.

Më 5 prill të këtij viti, siç theksoi ajo, këshilltari për politikë të jashtme të kryeministrit ka dërguar draft për azhurnimin e Pozitës kornizë, e cila sugjeron revizion të pozitës kombëtare të Bullgarisë.

“Drafti i kësaj Pozite të re kornizë nuk e përfshin qëndrimin bullgar për të a.q. gjuha maqedonase. Kërkesa për gjeneratat evropiane lidhur me Marrëveshjen nga viti 2017 mbetet e paqëndrueshme. praktikisht, ky projekt i kombinon idetë parciale të MPJ-së për implementimin e marrëveshjes bilaterale, por pa mekanizëm të qartë për zbatimin e marrëveshjes. MPJ-ja vlerëson se dokumenti është tërësisht gabim dhe e hodhi pishtë si mundësi”, tha Gençovska.

Sipas saj, problemi kryesor ishte që derisa MPJ-ja ka tentuar të negociojë, në një vend tjetër është krijuar përshtypje se Bullgaria mund të pajtohet edhe me pak dhe se është e gatshme për lëshime.

Ajo theksoi se ka katër tema për të cilat duhet të bëhet avancim që të mbrohen interesat kombëtare bullgare: implementimi i Marrëveshjes nga viti 2017, përfshirja e bullgarëve në Kushtetutën e RMV-së, ruajtja e pozitës bullgare për gjuhën e vendit fqinj dhe përfshirja e garancive për të gjitha këto çështje në kornizën negociuese të BE-së me RMV-në.

Të Ngjajshme

Golden Stejt, nga 450 mln shkon në 5.5 miliardë dollar!

Medison Kejs, anulon pjesëmarrjen në Uimbëlldon

Punonjësit e parkut zoologjik në Greqi vrasin shimpanzen, qytetarët paralajmërojnë protesta

Leave a Comment