November 28, 2022
Portali Shprehja

Geret Bejll, siguron titullin e parë për Los Anxhelosin

Finalja e Major League Soccer ishte interesante, me protagonist Geret Bell, që edhe njëherë tjetër tregoi se është i lindur për ndeshje të tilla. Los Anxhelos shënuan fitore në finale, ndaj Filadelfias, pas penalltive, duke e fituar këtë trofe për herë të parë në historikun e klubit amerikan. Për 90 minuta sa zgjatë loja u shënuan katër gola nga dy për secilën skuadër. Në minutën e 27` Los Anxhelos kaloi në epërsi, pasi Keli Akosta realizoi një gol fantastik.

Në pjesën e dytë, Daniel Gazdag, e barazoi rezultatin në 1-1, në minutën e 59’. Ndërkohë në minutën e 83’, vendasit edhe njëherë kaluan në epërsi me Hesus Muriljo. Kur mendohej se ndeshja po përfundonte me këtë rezultat, në fushë doli Xhek Elliot, i cili e barazoi shifrat në 2:2. Pak minuta pa përfunduar edhe vazhdimet u shënuan edhe dy gola të shpejtë. Fillimisht Filadelfia kaloi në epërsi për herë të parë në ndeshje, me Elliot, teksa ylli i Uellsit, Gert Bejll, në minutën e 120+8 shënoi, për ta barazuar rezultatin, dhe për ta dërguar ndeshjen në penallti.

Në penallti më të saktë u treguan vendasit, duke triumfuar në fund, për herë të parë në historikun e klubit.

.

Të Ngjajshme

Transportuesit privat do të bllokojnë nesër udhëkryqin te “Mavrovasja” me 30 autobusë

Bie bora e parë në Strazhë

admin

Shumë zanate janë drejt zhdukjes

Leave a Comment