May 16, 2021
Portali Shprehja

Gërvalla e Osmani kundërshtojnë çdo ide të ndryshimit të kufijve – Iliria News Agency

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla dhe homologu i saj i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani kundërshtuan fuqishëm çfarëdo ideje për ndryshim të kufijve në Ballkan. Ministrja Gërvalla tha se vetëm përmendja e çdo teze të ndryshimit të kufijve është tejet e rrezikshme.

Edhe ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, foli për idetë që kanë qarkulluar kohët e fundit për ndryshim të kufijve në Ballkan.

Ministri Osmani foli edhe për dialogun Kosovë-Serbi. Tha se e mbështesin këtë dialog, që sipas tij, epilog duhet ta ketë njohjen reciproke.
Incizim: Bujar Osmani, ministër i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut

Ministrja Gërvalla dhe ministri Osmani u zotuan se do të vazhdojnë më tej bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
Incizim: Donika Gërvalla, ministre e Punëve të Jashtme e Kosovës
Incizim: Bujar Osmani, ministër i Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut

Ministri i punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, u prit në takim edhe nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani. Sipas komunikatës së zyrës për medie të presidentes, Vjosa Osmani tha se skenarët për ndryshim të kufijve duhet të parandalohen bashkërisht. Theksoi se nuk pranojmë ide që prekin kufijtë tanë dhe e bëjnë Kosovën jo funksionale.

Më pas ministri i Maqedonisë se Veriut Osmani, u takua edhe me kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca dhe kryeministrin, Albin Kurti. Në këto takime mediet u lejuan të marrin vetëm pamje. /TV21

Të Ngjajshme

Bajden biseda telefonike me Abas dhe Netanjahun, çfarë pritet të ndodhë? – Iliria News Agency

admin

Çfarë është Hamas, grupi që sundon Gazën? – Iliria News Agency

admin

Sa i transmetueshëm është varianti indian i Covid-19 që po përhapet në gjithë botën? – Iliria News Agency

admin

Leave a Comment