October 2, 2022
Portali Shprehja

Gërvalla: Kosova, e përkushtuar që të përforcojë miqësinë me Britaninë e Madhe

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, e ka uruar James Cleverly për emërimin si Sekretar i Shtetit për Punë të Jashtme në Britaninë e Madhe.

Përmes një postimi në Twitter, kryediplomatja ka thënë se Kosova është e përkushtuar që të përforcojë miqësinë dhe partneritetin e fuqishëm me Britaninë e Madhe.

“Urime James Cleverly për emërimin e tij si Sekretar i Shtetit të Britanisë së Madhe për Punë të Jashtme, Commonwealth dhe Zhvillim”.

“Kosova është e përkushtuar që të përforcojë miqësinë dhe partneritetin e fuqishëm me Britaninë e Madhe”, ka shkruar kryediplomatja. /Telegrafi/

Të Ngjajshme

Grabitësit terrorizojnë familjen në Klos, marrin mijëra euro

admin

Sarrazin: Nuk do pranojmë një Republika Srpska në Kosovë

admin

Ukrainasit marrin “qytetin rus”, Putini kërcënon me fundin e botës, por kjo foto zbulon gjithçka (FOTO)

admin

Leave a Comment