January 31, 2023
Portali Shprehja

Gervonta Dejvis mbron titullin, pasi del nga burgu

Gervonta Dejvis mbrojti titullin kampion bote për peshat e lehta në versionin “VBA”, duke mposhtur Hector Luis Gardia me nokuat, në duelin që zgjati tetë raunde. Edhe pse raundet e para ishin të kujdesshme,

Dejvis ishte dominues ndaj kundërshtarit duke i shkaktuar humbjen e parë në karrierë. Gervonta Dejvis ishte në qendër të vëmendjes më ditët e fundit të dhjetorit, teksa u arrestua nga policia në Florida, i akuzuar për dhunë në familje.

Megjithatë, 28-vjeçari u lirua dhe arriti që të ishte në ring e të mbronte titullin e tij. Në karrierën profesioniste, Dejvis numëron 28 fitore në 28 duele, prej të cilave 26 me “nokaut”. Sfida e radhë për Dejvisin, do të jetë ndaj Rajan Garsia, në muajin prill në një nga ndeshjet më të pritura të boksit për këtë vit, pasi kundërshtari i tij numëron 23 fitore në po aq përballje.

.

Të Ngjajshme

Pekini: Vala e koronavirusit po ulet, rreziku i transmetimit është i ulët

Taravari pret në takim Ambasadorin e ri të OSBE-së, Kilian Wahl

admin

Pas kësaj ore bëni mirë të mos pini kafe

Leave a Comment