October 1, 2023
Portali Shprehja

Getinjo përfundon në burg?

Me shumë gjasë, reperi i njohur Getinjo është arrestuar.

Kjo të paktën sipas vëllait të tij Mozzik, i cili lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi.

Ai ka ndarë në Instagram një fotografi të Getinjos nën mbishkrimin:

“Liri për Getin. Shihemi së shpejti vëllai im, dashtë Zoti”.

Image

Ajo që bie në sy është fakti se Getinjo nuk figuron në rrjete sociale.

Llogaria e tij në Instagram rezulton e deaktivizuar.

Zhvillimi vjen pak ditë pas publikimit të projektit “Hala” që u prit shumë mirë nga fansat e hip-hopit.

Pak ditë më parë, nga xhirimet e videoklipit në Zvicër, Getinjo ishte shfaqur në një fotografi në Instagram me një shumë të madhe parash dhe qese CBD nën mbishkrimin: “Stop drogës. Kjo është CBD”.

Nuk dihet nëse arrestimi potencial lidhet me këtë shkak.

.

Të Ngjajshme

Votim historik mbrëmë,parandaloi një bllokadë të qeverisë amerikane

Ditën e parë të tetorit e nisim me mot me diell dhe të ngrohtë

8 Këshilla se si të skuqni ushqimet në mënyrë perfekte

Leave a Comment