December 2, 2022
Portali Shprehja

GIROUDDDDDDDDDDDDDDDDDDDDDDDDD!!! Franca përmbys direkt, sulmuesi i Milanit 1 gol larg historisë (PAMJET)

Befasi ne start te ndeshja e darkes France-Auastrali. Skuadra e kangureve gjen golin e avantazhit pasi lojen ishte duke e zhvilluar skuadra e gjelave. Nje dalje e bukur e Australise dhe Goodwin do te shenoje golin e avantazhit teksa Lucas Hernandez ka pesuar demtim direkt pasi ne ate aksion ka kapur gjurin keq dhe i ka lene kundershtarit avancimin dhe krosin…

Direkt eshte aktivizuar Theo Hernandez qe e kishte nisur fillimisht nga pankika. Nje tjeter demtim i rende per Francen qe mund te beje qe lojtari i Bayern te kete mbyllur Boterorin ketu pasi gjendja e gjurit te tij nuk ishte aspak e mire. Nje demtim qe i shtohet atyre te Maignan, Kante, Pogba, Nkunku, Kimpembe dhe Benzema…

GOLI I AUSTRALISE – VIDEO

Australia qe i afrohet edhe golit te dyte. Duke merr nje top dhurate nga Theo Hernandez dhe nga tridhjetë metra lëshon një silur të vërtetë: një top që perkedhel fjalë për fjalë shtyllën e mbrojtur nga Lloris!

RASTI I AUSTRALISE – VIDEO

Por Franca ka reaguar dhe menjehere ka gjetur golin e 1-1. Nje goditje kendi, topi qe perfundon me pas larg zones ku Theo Hernandez e stopon dhe hedh nje super krosim brenda zone kur Adrien Rabiot me koke nuk fal dhe shenon.

GOLI I RABIOT – VIDEO

Franca merr zemer dhe shtyp. Australia gabon ne dalje, gjelat fitojne topin dhe menjehere eshte finalizimi me ane te Giroud, qe tashme eshte vetem 1 gol larg rekordit absolut te golashenuesit me te mire te Frances, Henry. Sulmuesi i Milanit ne superforme…

GOLI I GIROUD – VIDEO

Prag ndeshja – Gjelat, kampionët në fuqi të Botës, janë thirrur për të mbrojtur titullin dhe mbi të gjitha për të treguar veten pas fushatës zhgënjyese evropiane një vit e gjysmë më parë. Kujtojmë se skuadra e Deschamps, me gjithë favorizimin e parashikimeve dhe një skuadër yjore, në Euro 2020 nuk arriti të shkojë përtej fazës së 16-të, e gjunjezuar nga penalltitë e Zvicrës.

Për Socceroos sonte është gjithashtu një mundësi për t’u hakmarrë ndaj francezëve, të cilët katër vjet më parë fituan gjithmonë në ditën e parë të fazës së grupeve: ndeshja ne Boterorin ne Rusi 2018 përfundoi 2-1.

Deschamps fokusohet në 4-2-3-1. Kapiteni Lloris do të kryesojë katërshen e mbrojtjes të formuar nga Pavard, Konaté, Upamecano dhe Lucas Hernandez. Në mesfushë Tchouameni do të mbështetet nga Rabiot, ndërsa përballë tyre do të luajë treshja e mesfushorëve sulmues Dembelé-Griezmann-Mbappé. Dhe me humbjen e përmendur tashmë nga Benzema, lojtari i Milan, Olivier Giroud do të jetë pra terminali ofensiv…

.

Të Ngjajshme

(PAMJET) “Pse k*rin nxiton te me nxjerresh jashte!” Ronaldo kapet nga kamerat pas zëvendësimit. Trajneri e zbut: “Nuk e kishte me mua…”

admin

LAJMI I FUNDIT | A do të kthehet Neymar? I ati shuan dyshimet. Njoftimi i tij trishton gjithë Brazilin

admin

Në Katar ua kthejnë kështu “kusurin” gjermanëve, i poshtërojnë keq pas eliminimit (pamjet)

admin

Leave a Comment