May 17, 2021
Portali Shprehja

Gjashtë vjet e gjashtë muaj burgim ndaj të pandehurve H.M dhe SH.G për dhunim

Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda ka shpallë aktgjykim dënues ndaj të pandehurve H.M dhe SH.G për shkak se i pandehuri H.M, nga data 05.02.2020 e gjer me datën 07.02.2020, në banesën e tij, e ka detyruar viktimën B.SH, për të kryer akt seksual, pa pëlqimin e saj dhe atë duke e shfrytëzuar aftësinë e saj të kufizuar mendore.

Viktima kishte shkuar në banesën e tij me sugjerimin e të akuzuarit SH.G dhe duke i ditur aftësitë e kufizuara mendore të saj, kryen akt seksual me të, për atë kohë sa e njëjta kishte qëndruar në banesën e tij, ku viktima pasi që del për të ble bukë me datë 07.02.2020, takohet me vëllezërit e saj afër banesës së të pandehurit H.M dhe rasti raportohet në polici.

Me këto veprime i pandehuri ka kryer veprën penale ‘dhunim’.

I pandehuri SH.G nga muaji maj i vitit 2019, e gjer me datën 07.02.2020, e ka detyruar viktimën B.SH për të kryer akt seksual pa pëlqimin e saj dhe atë duke shfrytëzuar aftësinë e kufizuar mendore të saj, në atë mënyrë që pasi që ishin takuar më parë me viktimën kishin vënë kontakt dhe duke e ditur aftësinë e saj mendore, i pandehuri kryen marrëdhënie seksuale me të ashtu që sa herë ka dal me të ka kryer akt seksual pa pëlqimin e saj e me premtimin kinse për martesë, pastaj me sugjerimin e tij viktima kishte shkuar në banesën e të pandehurit H.M, ku edhe i njëjti kishte kryer akt seksual.

Të pandehurit H.M gjykata i shqiptoj dënimin me burg në kohëzgjatje prej gjashtë vjet e gjashtë muaj, në të cilin dënim i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak.

Të pandehurit SH.G, gjykata i shqiptoj dënimin me burg në kohëzgjatje prej gjashtë vjet e gjashtë muaj, në të cilin dënim i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak.

Të pandehurve H.M dhe SH.G iu caktua masa e paraburgimit, e cila do të zgjasë deri në plotfuqishmëri të aktgjykimit por, jo më gjatë se dënimi i shqiptuar.

Të pandehurit secili veç e veç u obliguan që në emër të shpenzimeve të procedurës penale, gjykatës të ia paguajnë shumën prej 120 euro, në emër të shpenzimeve të paushallit gjyqësor shumën prej 50 euro, si dhe në emër të taksës për kompensimin për viktimat e krimit shumën prej 50 euro, e të gjitha këto në afat prej 15 ditësh pasi që aktgjykimi të bëhet i plotfuqishëm.

Kundër këtij aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit. /Telegrafi/

.

Të Ngjajshme

Arrestohet një person në Fushë Kosovë për dhunë ndaj bashkëshortes

admin

Gjendet pa shenja jete një person në oborrin e shtëpisë së tij në Gjilan

admin

Në Mushtisht të Suharekës i vihet flaka shkollës së vjetër

admin

Leave a Comment