June 22, 2021
Portali Shprehja

Gjatë 24 orëve janë aplikuar mbi 14 mijë vaksina kundër Covid-19

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë vaksinuar 14.976 persona kundër Covid-19,prej të cilëve 13,976 kanë marrë dozën e parë, transmeton Alsat. Nga MSh njoftojnë se gjithsej në vendin tonë janë aplikuar 160.425 vaksina, prej të cilave 24.851 janë imunizuar duke e marrë edhe dozën e dytë. Sipas statistikave të fundit të autoriteteve shëndetësore 35 për qind e popullatës mbi 70 vjet kanë pranuar të paktën një dozë të vaksinës kundër virusit korona. Ndërkaq në platformën online janë paraqitur 318.793 persona të interesuar për vaksinim kundër koronavirusit.

.

Të Ngjajshme

Osmani: Është koha që RMV-ja të filloj negociatat, i plotëson të gjitha kushtet për këtë

admin

Arrestohet në Bllacë 38 vjeçari nga Shkupi

admin

Qeveria do të mbajë mbledhjen e 81-të

admin

Leave a Comment