17.2 C
Skopje
May 24, 2019
Informacione Rajoni dhe Bota

Gjendet i zhdukuri nga Shipashnica e Kamenicës

Tact

Pas një ditë kërkimi është gjetur 20-vjeçari Gentian Dermaku nga fshati Shipashnicë e Kamenicës.

Lajmin e kanë konfirmuar të afërmit e tij nëpërmjet rrjetit social Facebook.

Sipas tyre, Gentiani është gjendur në fshatin Roganë.

Ai është gjetur pas përpjekjeve të vazhdueshme të familjes, banorëve të fshatit që ishin dalë ta kërkonin si dhe me ndihmën e policisë.

Po ashtu, mësohet se Gentiani është dërguar në spital, por nuk dihen detajet tjera.

Banorët e fshatit e kanë pritur me gëzim gjetjen e tij.

Ndryshe, raste të personave të zhdukur po ka pothuajse çdo ditë në Kosovë.

Këtë javë u zhduk një vajzë nga Prizreni dhe një i moshuar nga Bellanica e Malishevës, por që ky i fundit u gjet dhe u kthye në shtëpi.

Burimi i lajmit

Artikuj të ngajshëm

Publikohet filmi “The Poison Rose” ku Blerim Destani luan me John Travoltën e Morgan Freeman (video)

shprehja

Ja si përdoret gjuha shqipe në institucionet e Shkupit (VIDEO)

shprehja

Nga java tjetër në kesh mund të paguani deri në 500 euro

shprehja