September 24, 2022
Portali Shprehja

Gjendet në Shqipëri, Meldin Adilin që ishte raportuar si i zhdukur

Është gjetur i mituri i zhdukur nga Prizreni, njofton Policia e Kosovës. Sipas policisë i mituri cili ishte në kërkim pasi ishte zhdukur është gjetur në Shqipëri.

Kjo ka ndodhur falë bashkëpunimit me zyrën ndërlidhëse ILECU në PKK Vërmicë nga autoritet e Shqipërisë është marrë personi i zhdukur dhe pas përfundimit të procedurave i njëjti i është dorëzuar familjes së tij

“Pas hetimeve të zhvilluara në bashkëpunim me autoritetet e Shqipërisë është gjetur në Shqipëri personi i zhdukur mashkull kosovar (i mitur). Në koordinim me zyrën ndërlidhëse ILECU në PKK Vërmicë nga autoritet e Shqipërisë është marrë personi i zhdukur dhe pas përfundimit të procedurave i njëjti i është dorëzuar familjes së tij”, thuhet në raportin e policisë.

Ndryshe policia ditë më parë kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tij. Adilini ishte raportuar si i zhdukur që nga data 04 shtator 2022.

Ai  për herë të fundit ishte  parë nga shokët e tij të punës më datën 04 shtator, në vendin e quajtur Zhilibeg, në afërsi të fshatit Brod, komuna Dragashë.

Ai kishte dalë në bjeshkë për të mbledhë boronica, ndërsa kur shokët e tij janë kthyer nga bjeshka ai nuk është kthyer. /Telegrafi/

.

Të Ngjajshme

Goditet për vdekje një person në Podujevë

admin

Vdes një femër në Drenas, kishte shenja dhune

admin

Dyshon se gruaja i hodhi “diçka të dëmshme” në ushqim, burri nga Skenderaj merr tretman mjekësor në QKUK  

admin

Leave a Comment