November 26, 2022
Portali Shprehja

Gjendet një trup i pajetë në ujrat e lumit Vardar, dyshohet të jetë i 22-vjeçarit nga Kumanova

Një trup i pa jetë që dyshohet të jetë i 22 vjeçarit të aksidentuar nga Kumanova është gjetur rreth 1 km larg na vendi ku ndodhi aksidenti.

Njësiti zjarrfikësve në Tetovë për Klan Macedonia konfirmoi se është gjetur trupi i pa jetë që pretendohet të jetë i 22 vjeçarit për të cilin është kërkuar tashmë për të gjashtën ditë me rradhë.

Edhe QMK në një prononcim për KlanMacedonia thonë se në vendin e ngjarrjes duhet të arrij prokurori publik për të vërtetuar nëse trupi i pajetë është i 22 vjeçarit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale kryetari i komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu e konfirmoi se bëhet fjalë për 22 vjeçarin e aksidentuar nga Kumanova.

“Më në fund gjendet i riu nga Kumanova, në lumin Vardar. Faleminderit të gjithë ekipeve të shpëtimit që kontribuuan gjatë gjithë këtyre ditëve, afaristëve, fshatarëve human, NPK komuna e Zhelinës, Njësia e Zjarrëfikësve Tetovë, Qendra me menaxhim me krizat, policisë e njësisë speciale ushtarake dhe gjithë të tjerëve. Ngushëllime të thella deri tek familjarët”, është shprehur kryetari i Zhelinës.

Aksidenti tragjik afër urës së Zhelinës ndodhi teksa 22 vjeçari E.R kishte qenë duke u kthyer nga Tetova ku kishte vajtur për të paguar semestrin për vitin e ri akademik. /KlanMacedonia/

Të Ngjajshme

Inflacioni i lartë ndryshon natyrën e blerjeve te gjermanët

Londra: Ushtria ruse po përballet me mungesë municionesh

Rusët bombardojnë qytetin industrial të Ukrainës, të paktën 13 të plagosur, mes tyre një adoleshent

Leave a Comment