Qentë u gjenden të uritur thuajse për vdekje, të mbushur me parazit dhe të keqtrajtuar, shkruan “DailyMail”.
Ata i gjenden në një shtëpi 30 metra katrorë, ku nuk kishte vend që ata as të lëviznin, transmeton lajmi.net.
Qentë ishin aq të dobët sa brinjët e të gjithëve ishin të dukshëm dhe gëzofi i tyre ishte jashtëzakonisht i hollë.
Çdo hapësirë ishte e mbuluar me qenë dhe pavarësisht nga keqtrajtimi, ata ishin prapë se prapë miqësorë dhe të dashur.
Zyrtarët për mbrojtje të kafshëve u thirrën disa herë nga banorët e zonës, sepse ata dëgjuan ulëritjet e qenve, por pronari refuzoi ti lejonte zyrtarët brenda.
Tre personat që jetonin ne këtë shtëpi thanë se ata nuk kishin mjaftueshëm para për ti spërkatur kundër parazitëve dhe për ti sterilizuar, prandaj me shumë e më shumë qenë lindën.
Ata u detyruan t’i dorëzojnë qentë tek autoritetet, që atyre të ju gjenden shtëpi. /Lajmi.net/