February 8, 2023
Portali Shprehja

Gjendja me numrin e gjyqtarëve në Gjykatën Themelore të Strugës është alarmante

Gazetar: Miki Trajkovski

Po thellohet kriza në Gjykatën Themelore të Strugës për mungesën e gjyqtarëve. Të vjetrit po dalin në pension, ndërsa nuk pranohen kuadro të reja. Avokatët nga qyteti janë të shqetësuar për klientët e tyre, të cilët thonë se nuk mund ta gjejnë drejtësinë me kohë.

“Kemi lëndë që nuk mund t’i zgjidhim dhe që nuk mund t’i fillojmë. Në Strugë kanë mbetur dy gjyqtarë civilë që kanë në punë së paku 500 lëndë. 500 lëndë nuk mund t’i lexoni, t’i shqyrtoni e lëre më t’i shkruani e t’i analizoni. Drejtësia tashmë po vonon. Deri më tani, në lidhje me afatet e përcaktuara me ligj, afati është respektuar, por tashmë ka filluar të shkelet nga 30 e deri në 50 ditë e më shumë”, deklaroi Ardian Demiri-avokat.

Nga 15 gjyqtarë të nevojshëm, Gjykata e Strugës punon vetëm me gjashtë gjyqtarë. Sivjet dy gjyqtarë me mbushjen e moshës 64 vjet do të dalin në pension, dhe një tjetër shkon vitin e ardhshëm.

“Janë shumë të ngarkuar, janë marrë shumë lëndë në punë, si nga gjyqtarët që kanë dalë në pension edhe nga ata të rinjtë që po vijnë. Situata është vërtet e tmerrshme dhe shqetësuese. Gjyqtarët në këtë gjykatë punojnë edhe pas orarit të punës dhe qëndrojnë jashtë orarit. Madje lëndë marrin për t’i punuar edhe në shtëpi, gjë që nuk lejohet”, u shpreh Ifet Bajramoski-kryetar i Gjykatës Themelore të Strugës.

Avokati Demiri thotë se një nga arsyet kryesore të mungesës së gjyqtarëve është mënyra e përzgjedhjes së gjyqtarëve në vend, e cila duhet të pësojë ndryshime. /Alsat.mk

.

Të Ngjajshme

Tërmeti vdekjeprurës, Turqia hap dy pika të tjera kufitare me Sirinë

Taravari: Kemi marrëveshje me LSDM-në, nesër ose pasnesër do ta thirri kryesinë e partisë

admin

Mickoski dhe Gashi takohen në Kuvend (VIDEO)

admin

Leave a Comment