7 C
Skopje
October 21, 2018
Jeta

Gjërat që duhet të bëni për një fundjavë më të mirë

Gjatë një jave të lodhshme pune, të gjithë presim më padurim fundjavën, për tu argëtuar dhe qetësuar nga streset e punës, por pavarësisht kësaj, jo gjithmonë ia dalim të marrim maksimumin prej saj.

Natyra e paorganizuar e një fundjave dhe koha e lirë në dispozicion shpesh të bëjnë konfuz dhe nuk di nga t’ia fillosh për organizimin e saj, transmeton tch. Pas shumë kërkimesh dhe eksperimentesh, është arritur të gjenden gjashtë hapa për të organizuar një fundjavë e cila do ju ndihmojë të maksimizoni lumturinë dhe ripërtëritjen e energjive.

1. Shmangni punën me email dhe rrjetet sociale. Kurrë nuk do të mund të jetoni mirë një fundjavë nëse vazhdimisht do të punoni me email-e apo do të kaloni kohë në rrjetet sociale.

2. Kaloni kohën me shoqërinë dhe familjen. Të festosh fundjavën me njerëz të afërt është ideale pasi të ndihmon të shkëputesh nga rutina e bisedave javore mbi punën.

3. Bëni sa më shumë ushtrime. Është shumë e rëndësishme që gjatë fundjavës të merreni me ushtrime fizike. Ato do t’ju ndihmojnë të çlironi energjitë negative të akumuluara gjatë javës dhe do t’ju bëjnë të ndiheni mirë.

4. Dilni jashtë. Mundohuni që shumicën e kohës ta kaloni ne ambiente të hapura, jashtë mureve të shtëpisë, në ajër të pastër.

5. Konsumoni ushqim të mirë dhe pije. Të ngrënit mirë është një tjetër ndjesi e këndshme për një fundjavë, veçanërisht kur kjo shoqërohet me pije dhe njerëz të këndshëm rreth vetes.

6. Bëni ato gjëra që dëshironi të bëni. Mos lër pas dore asnjë nga pasionet e tua. Është shumë e rëndësishme që në fundjavë të planifikosh të bësh pikërisht gjërat që të pëlqejnë më shumë dhe që nuk mund ti bësh gjatë javës. Në fund të fundit ato ju japin më shumë kënaqësi.

Fundjavë të këndshme!

Artikuj të ngajshëm

Ushqimi numër 1 në botë për luftimin e alergjisë!

shprehja

Po, jam nënë e një vajze, por këtë gjë nuk ma kishte thënë askush deri më sot!

shprehja

Mënyrat më të mira për të larguar mosbesimin ndaj vetes

shprehja