Të paktën gjashtë persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur pas të shtënave në Hamburg, raporton Deutsche Welle.
Të shtënat fatale u qëlluan rreth orës 21:00 në një qendër të Dëshmitarëve të Jehovait – një ndërtesë që përdoret për rite fetare.
Sipas informacioneve të mediave gjermane, shtatë persona u vranë dhe të paktën tetë të tjerë u plagosën.
Policia flet për një situatë të rëndë.
Popullsia u paralajmërua për “rrezik ekstrem” përmes aplikacionit të paralajmërimit të fatkeqësive.
Policia bëri thirrje për të shmangur zonën e prekur rreth Deelbwge. “Kërkoni strehim në një ndërtesë menjëherë,” tha ai. “Përdorni telefonin vetëm në raste urgjente ekstreme në mënyrë që linjat të mos shemben”.
Një zëdhënës i policisë tha: “Ne morëm telefonata rreth orës 21:15 se aty kishin qëlluar të shtëna”.
Oficerët aty pranë nxituan drejt kishës, madje dëgjuan një të shtënë tjetër kur hynë në ndërtesë! Sipas informacioneve të BILD, ata gjetën të vdekurin e shtatë në katin e sipërm.
“Deri më tani nuk ka të dhëna për një autor të arratisur”, tha zëdhënësi.