December 8, 2022
Portali Shprehja

Gjermania do të krijojë një qendër në Sllovaki për riparimin e armëve për Ukrainën

Gjermania do të krijojë një qendër mirëmbajtjeje në Sllovaki për të riparuar armët që ka dorëzuar në Ukrainë.

Kjo është bërë e ditur të martën nga ministrja gjermane e Mbrojtjes Christine Lambrecht, shkruajnë mediat e huaja.

“Ne kemi arritur marrëveshje dhe puna mund të fillojë menjëherë në mënyrë që të gjitha pajisjet me të cilat është furnizuar Kievi të mund të riparohen pasi të dalin nga beteja”, u tha ajo gazetarëve ndërsa mbërriti për një takim me homologët e saj të BE-së në Bruksel.

Berlini po planifikon të trajnojë rreth 5,000 ushtarë ukrainas në Gjermani si pjesë e një misioni stërvitor të BE-së deri në qershor, shtoi ajo.

Ministri sllovak i mbrojtjes Jaroslav Nad tha se puna e riparimit do të nisë në javët e ardhshme dhe do të fokusohet kryesisht në obuset dhe sistemet kundërajrore.

Bisedimet mbi marrëveshjen, të financuar nga Gjermania, filluan në shtator, tha Nad, duke shtuar se të dy vendet kërkuan një marrëveshje të shpejtë për të ndihmuar Ukrainën ndërsa ajo lufton pushtimin rus.

“Për shkak se agresioni rus në Ukrainë nuk po ndalet, as ndihma jonë nuk mund të vonohet”, citohet të ketë thënë Nad në një deklaratë.

.

Të Ngjajshme

Teknika kineze e prodhimit të çajit në listën e thesareve jomateriale të UNESCO-s

Stojanovski: Buxheti 2023 nuk iu përgjigjet nevojave të qytetarëve

Katër të lënduar në një aksident trafiku në autostradën Shkup-Tetovë

admin

Leave a Comment