August 17, 2022
Portali Shprehja

Gjermania do t’i dhurojë tanke ukrainasve që as uji nuk do të mund t’i ndalë

Ministrja gjermane e mbrojtjes, Christine Lambrecht ka vendosur t’u dorëzojë forcave ukrainase 16 tanke të tjera në luftën kundër Rusisë.

Ajo deklaroi se tanket Biber do t’u mundësojnë kalimin më të lehtë të ujërave dhe pengesave të tjera.

“BIBER do t’u mundësojë trupave ukrainase të kalojnë ujërat ose pengesat në luftime”, tha ministrja, raporton france24.

“Dorëzimi i gjashtë sistemeve të para do të bëhet këtë vit, duke filluar nga vjeshta. Dhjetë sisteme të tjera do të pasojnë vitin e ardhshëm”, pohoi ajo.

Theksojmë se krerët e shtetit gjerman janë kritikuar më së shumti se nuk po e ndihmojnë luftën e ukrainasve në mbrojtje të territoreve të tyre.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt duke shkaktuar viktima të shumta dhe dëme të mëdha në infrastrukturë.

.

Të Ngjajshme

Bekteshi: Do të ketë kursim, por jo reduktime të energjisë elektrike

Suspendohet prokurorja Vilma Ruskoska, shkaku i bastisjes në Policinë Financiare

Boshatiset plazhi i Shëngjinit, shiu largon pushuesit nga bregdeti

Leave a Comment