17.2 C
Skopje
May 24, 2019
Informacione Vendi

Gjermania, e vetmja zgjidhje për banorët e Likovës (VIDEO)

Tact

Largimi i të rinjve nga komuna e Likovës drejt vendeve të Perendimit po merr përmasa shqetësuese. Migrimi duket se është tema kryesore në këtë rajon, shkruan gazeta Lajm. Kjo vërehet në komunikimin e parë me banorët. Nuk ka problem që trajtohet në këtë rajon, ku të rinjtë nuk e përfshijnë temën e largimit nga vendi. “Si të jetojmë me gjithë këto probleme këtu. Vetëm t’i marrim vizat dhe do të ikim. Nuk kthehemi këtu 10 vite”, u shprehen para kamerës disa të banorë të fshatit Opajë derisa ekipi i gazetës Lajm po trajtonte problemin me rrugën e shkatërruar në hyrje të fshatit Llopat. Gazeta Lajm ka vizituar edhe fshatrat tjerë të rajonit të Likovës, ikja e rinisë nga vendlindja vazhdimisht rritet. Migrimi ka prekur edhe rajonet tjera të Maqedonisë së Veriut, ndërsa autoritetet janë treguar të pafuqishme përballë këtij trendi negativ gjithnjë në rritje./Gazeta Lajm

https://www.facebook.com/lajmtvonline/videos/1276220682532971/?v=1276220682532971

Burimi i lajmit

Artikuj të ngajshëm

Ky është deputeti i ri i LSDM-së

shprehja

Publikohet filmi “The Poison Rose” ku Blerim Destani luan me John Travoltën e Morgan Freeman (video)

shprehja

Ja si përdoret gjuha shqipe në institucionet e Shkupit (VIDEO)

shprehja