17.5 C
Skopje
April 4, 2019
Tech

Gjermania kufizon “Facebook”-un për mbledhjen e të dhënave

Përdoruesve, në vend që t’iu kërkohet të pranojnë se të dhëna të caktuara do të grumbullohen në llogaritë e tyre në Facebook bazuar mbi një marrëveshje të nënshkruar një herë që prej krijimit të llogarisë (termat dhe kushtet), duhet t’iu kërkohet në të ardhmen mirëkuptimi për çdo rast.

“Në të ardhmen, Facebook nuk do të mund të lejohet më të detyrojë përdoruesit e tij të bien dakord me mbledhjen praktikisht të pakufizuar dhe transferimin e të dhënave nga jashtë Facebookut në llogaritë e tyre të këtij rrjeti social”, tha shefi i FCO-së, Andreas Mundt.

“Nëse përdoruesit nuk e japin mirëkuptimin e tyre, Facebook nuk duhet t’i përjashtojë ata nga shërbimet e tij dhe duhet të ndalet së mbledhuri dhe bashkuari të të dhënave nga burime të ndryshme”, shtoi më tej ai.

Zyra e drejtuar prej tij zbuloi se, Facebook ka një pozicion “dominues” mes rrjeteve sociale në Gjermani, teksa 23 milionë përdoruesit e përditshëm të tij përfaqësojnë 95 për qind të tregut, duke nënkuptuar kështu se nuk ekziston një shërbim alternativ për shumicën e njerëzve.

Kjo, për autoritetin në fjalë gjerman, nënkupton se “sjellja e Facebookut përfaqëson mbi të gjitha të ashtuquajturin abuzim shfrytëzues”.

Burimi i lajmit

Artikuj të ngajshëm

“Microsoft”-i mbyll “eBook”, e bashkë me të “zhduken” edhe librat

shprehja

“Boston Dynamics” mahnit sërish, robot që zëvendëson punëtorët e magazinave (Video)

shprehja

Edhe gjyshërit, varësi nga interneti

shprehja