August 14, 2022
Portali Shprehja

Gjermania paralajmëroi popullsinë e saj: Kurseni energjinë elektrike dhe përgatituni për dimër!

Presidenti i Agjencisë Gjermane të Rregullatorit të Energjisë Klaus Müller sot u ka bërë thirrje qytetarëve, për shkak të mundësisë që Rusia të ndalojë plotësisht rrjedhën e gazit natyror në vend, të kursejnë energjinë elektrike dhe të përgatiten për dimër.

Miller u bëri thirrje qytetarëve që të kontrollojnë gjendjen e ngrohësve të ujit dhe radiatorëve për të marrë efikasitetin maksimal.

“Mirëmbajtja mund të reduktojë konsumin e gazit me 10 deri në 15 për qind”, tha Miller. Ai tha se qytetarët duhet të përgatiten për këtë gjatë 12 javëve të ardhshme.

Müller shtoi se familjet gjermane duhet të konsiderojnë tashmë “nëse gjatë dimrit çdo dhomë duhet të jetë në temperaturën e zakonshme ose nëse disa mund të jenë pak më të ftohtë”.

Më herët në qershor, Rusia reduktoi rrjedhën e gazit në Gjermani, Itali, Austri, Republikën Çeke dhe Sllovaki.

Kompania shtetërore ruse energjetike “Gazprom” deklaroi se shkak për këtë është një problem teknik, pasi pajisjet që po riparohen në Kanada nuk mund të kthehen për shkak të sanksioneve që vendet perëndimore i kanë vendosur Rusisë për shkak të agresionit ndaj Ukrainës. Udhëheqësit gjermanë e hodhën poshtë këtë shpjegim, duke e quajtur uljen e furnizimeve me gaz një lojë politike.(INA)

Të Ngjajshme

Lajçi: Albin, mos i mbulo femrat me shamia, harroje Dudën që fryhet me botoks!

admin

Sot janë bërë 24 vjet, prej kur Adem Demaçi, mori detyrën e përfaqësuesit politik të UÇK-së

admin

Imazhet satelitore shfaqin dëme të mëdha në bazën ajrore në Krime

admin

Leave a Comment