November 29, 2021
Portali Shprehja

Gjermania rekomandon vetëm vaksinën Pfizer për këto kategori të caktuara

Komiteti gjerman për Vaksinimin (STIKO) ka rekomanduar se të rinjtë nën moshën 30 vjeç duhet të marrin vetëm vaksinën e koronavirusit të zhvilluar nga BioNTech-Pfizer, shkruan DW.

Vendimi erdhi pasi studimet treguan një numër më të rrallë të inflamacioneve të muskulit të zemrës tek të rinjtë sesa me vaksinën Moderna. Megjithatë, njerëzit mbi 30 vjeç nuk kanë rrezik të shtuar të problemeve të zemrës pas vaksinimit me Moderna, tha STIKO, transmeton lajmin.et.

Tact Watches

Të dhënat përfshijnë rezultatet e publikuara nga Paul Ehrlich Insitute, agjencia qeveritare përgjegjëse për monitorimin dhe vlerësimin e efekteve anësore dhe komplikimeve të vaksinës.

STIKO tha se rekomandon gjithashtu që gratë shtatzëna, pavarësisht nga mosha e tyre, të vaksinohen vetëm me vaksinën Biontech-Pfizer.

Rekomandimi mund të rishikohet

Në një deklaratë, agjencia tha se rekomandimi vlen si për vaksinat fillestare ashtu edhe për dozat përforcuese.

Draft-rekomandimi do t’i shkojë shteteve gjermane dhe një grupi tjetër ekspertësh për shqyrtim dhe, ndoshta mund të rishikohet.

Shtetet e Bashkuara gjithashtu kanë vonuar miratimin e vaksinës Moderna për të rinjtë, megjithëse javën e kaluar ato rekomanduan përdorimin e vaksinës Pfizer për fëmijët e moshës pesë deri në 11 vjeç, pas shqyrtimit të rreziqeve të miokarditit.

Moderna është e ndaluar aktualisht për përdorim te të rinjtë në vendet skandinave. Në Danimarkë për personat nën 18 vjeç, në Suedi për nën 30 vjeçarët, ndërsa në Finlandë kufizimi vlen vetëm për meshkujt nën 30 vjeç. /Lajmi.net/

Të Ngjajshme

Nuk është Covid, kjo është fjala më e kërkuar në internet për vitin 2021

admin

Shoferët e BMW dhe Audi kanë më shumë gjasa të jenë psikopatë

admin

Mbretëresha Elizabeth u përgjigjet në telefon vetëm këtyre 2 personave – Kush janë ata?

admin

Leave a Comment