Chelsea barazoi 2-2 ndaj Everton-it. Mbi të gjitha ka tërhequr vëmendjen goli i Kai Havertz, që i dha avantazhin e përkohshëm 2-1 skuadrës së tij.
Në fakt, lojtari gjerman u shfaq tea pika e bardhë dhe mposhti ftohtë portierin rival, Jordan Pickford. Më pas, duke mos mu mjaftuar me golin e shënuar, Havertz ka bërë një gjest tallës ndaj portierit.
GOLI I HAVERTZ DHE TALLJA NDAJ PICKFORD – VIDEO
I pakënaqur me golin, lojtari filloi të brohoriste “në fytyrën e kundërshtarit të tij” me një shprehje dukshëm ironike. Një ngazëllim që u mor nga shumë në rrjetet sociale dhe që padyshim nuk kaloi pa u vënë re nga ata që ishin në fushë dhe në stol.
Pikërisht trajneri i Blues, Potter, në fund të ndeshjes, siç ka bërë të ditur The Suns, tha se ishte i mërzitur nga ajo që bëri Havertz, duke e këshilluar publikisht:
“Kur një lojtar shënon, ai patjetër ka diçka për të festuar. Ai duhet të festojë sepse ndjen gëzim të madh. Por nuk duhet të përfshihet rivali. Nuk është e nevojshme. Për këtë arsye, unë nuk jam dakord me atë që ndodhi. Ky është këndvështrimi im”.
Havertz to Pickford after he scored
pic.twitter.com/WXwh04HoK2
— Janty (@CFC_Janty) March 18, 2023
.