May 28, 2022
Portali Shprehja

Gjigantët e Premier zgjedhin Lautaro-n: 80 milionë euro dhe Inter pranon

Në merkaton e ardhshme të verës, siç dihet dhe siç ka ndodhur verën e kaluar, Inter mund të jetë i detyruar të heqë dorë nga një nga yjet e klubit. Kandidati kryesor mbetet Lautaro Martinez.

Autor i 21 golave në këtë sezon (si në sezonin 2019/20), pavarësisht një periudhe prej pothuajse dy muajsh pa gola, argjentinasi pëlqehet shumë në Spanjë dhe Angli.

Tact Watches

Në La Liga e do Atletico Madrid i Simeone-s, i cili e pëlqen prej kohësh lojtarin. Në Premier duket se janë të paktën tre klube të interesuar për sulmuesin.

Një është Tottenham-i i Conte-s, qëka provuar ta marrë një vit më parë me një ofertë prej 80 milionë eurosh. Një ofertë që është refuzuar nga Suning, pasi ishin shitur Hakimi dhe Lukaku.

Në këto muaj janë futur në garë edhe Manchester United me Arsenal-in. Areta do një sulmues të madh duke parë largimin e mundshëm të Lacazette (me kosto zero) dhe shitjen e Aubameyang te Barcelona.

I preferuari i trajnerit të londinezëve është Gabriel Jesus, por arritja e një marrëveshje me Manchester City-n nuk do të jetë aspak e lehtë. Më e lehtë të arrihet te numri 10 i zikaltërve. Ky, sipas Times, është plani B i Topçinjve.

Megjithatë, për të bindur zikaltrit do të duhet një shumë e rëndësishme. Sipas Daily Mirror, kampionët në fuqi të Italisë kërkojnë 80 milionë euro për lojtarin.

.

Të Ngjajshme

Pasi e përdori për t’u zgjedhur president, e flaku. Tani e quan skllav të parave, Messit i ikën truri nga Laporta: Qepe gojën!

admin

Finalja e 19 viteve më parë… Milan-Juventus dhe “festivali” i gabimeve nga pika e bardhë (pamjet)

admin

Krahasimi i dy finalistëve; Ancelotti është trajneri i lojtarëve, Klopp i lojës

admin

Leave a Comment