May 11, 2021
Portali Shprehja

Gjilan, gjendet i vdekur një 53 vjeçar, dyshohet se bëri vetëvrasje

Një 53 vjeçar është gjetur pa shenja jete në fshatin Bresalc të Gjilanit, i cili dyshohet se ka bërë vetëvrasje.

Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Gjilanit, Ismet Hashani, i cili ka theksuar se viktima është gjetur në orët e pasdites.

Ndërkohë, vdekjen e ka konstatuar në vendin e ngjarjes mjeku kujdestar.

Hashani ka thënë se prokurori i shtetit ka urdhëruar që trupi i pa jetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Dyshohet për vetëvrasje. Fillimisht rasti është cilësuar ‘vdekje e dyshimtë’”, tha Hashani. /Telegrafi/

.

Të Ngjajshme

Arrestohet një person në Fushë Kosovë për dhunë ndaj bashkëshortes

admin

Gjendet pa shenja jete një person në oborrin e shtëpisë së tij në Gjilan

admin

Në Mushtisht të Suharekës i vihet flaka shkollës së vjetër

admin

Leave a Comment