August 17, 2022
Portali Shprehja

“Gjithmonë profesionist dhe fitues”, Sanchez thumbon Inter në prag të lamtumirës

Aventura e Sanchez tek Inter-i është drejt fundit dhe në pritje të zyrtarizimit të divorcit me zikaltrit, Nino Maravilla konfirmohet shumë aktiv në rrjetet sociale.

Sanchez ka postuar në Instagram në orët e vona të së martës një mesazh që duket shumë si një bilanc mbi eksperiencën zikaltër dhe në përgjithësi të karrierës së tij:

“Kam qenë gjithmonë profesionist dhe fitues në karrierën time. Argëtohu dhe bëj atë që të bën të lumtur, luaj futboll”, ka qenë mesazhi i Sanchez që ka shoqëruar një fotografi ku shfaqet i qeshur bashkë me shokët e skuadrës gjatë një ndeshje stërvitore në Appiano.

Kiliani ka shtuar më pas një frazë “historike”: “Fitorja është një gjë konstante në karrierën time, kështu janë kampionët”, një frazë e thënë nga lojtari pas golit vendimtar të shënuar kundër Juventus-it në Superkupën e Italisë të janarit të kaluar.

Ai moment ka qenë edhe pika më e lartë e eksperiencës interiste të Sanchez, që pak javë më mbrapa do të prekte edhe pikën më të ulët, kartoni i kuq i marrë kundër Liverpool-it që shoi ëndrrat e zikaltërve për një përmbysje të madhe në Anfield.

Bilanci aktual i Sanchez me Inter-in është 109 ndeshje dhe 20 gola në tre vite, me tre trofe të fituar. E ardhmja e afërt e sulmuesit duhet të jetë te Marseille, n jë skuadër që do të luajë në Champions dhe e aftë të ofrojë atë lojë sulmuese që pëlqehet shumë nga Alexis.

.

Të Ngjajshme

BEFASI NË NEGOCIATA | Nuk ka akord, Juventusit i ngec në derë i superpaguari dhe bllokon merkaton. Motivi

admin

Jorge Mendes vendos rekordin tjetër! Çon te ekipi “i tij” talentin e madh portugez për gati 50 mln euro

admin

Akuzat për përdhunim ndaj Mendy: “Mos lëviz, mos lëviz” ndërsa i mban krahët pas shpine!

admin

Leave a Comment