January 23, 2022
Portali Shprehja

Gjoba për keqparkim në Tetovë, Kasami: Për kaosin e trafikut gjejmë zgjidhje deri në fundvit

Deri në fund të vitit komuna e Tetovës do të duhet të gjejë zgjidhje për komunikacionin dhe parkimin. Këtë e deklaroi i pari i Tetovës Bilall Kasami i cili kishte dalë për të inspektuar sanimin e gropave në qytet.

“Jemi në përpilim të një plani për zgjidhjen e çështjes së komunikacionit edhe parkingut. Këtu është edhe përgjegjësi i sektorit ku bashke me drejtorin e ndërmarrjes e kamë ngarkuar të gjejmë një zgjidhje të përgjithshme edhe për çështjen e komunikacionit edhe të parkingjeve. Besoj se deri në fund të vitit do të dalim me një zgjidhje dhe një qëndrim për çështjen e parkimit dhe komunikacionit.”

Tact Watches

Komuna e Tetovës ditë më parë vendosi shenja komunikacioni për ndalimin e parkimit në bulevardin e “Ilidenit” dhe vetëm gjatë ditës së djeshme policia ka shqiptuar 49 dënime për keq parkim.

“Në ditën e parë të këtij aktiviteti të realizuar në dy bulevardet më kryesore Ilidenit edhe Marshall Tito gjithsej janë zbuluar edhe sanksionuar 49 shkelje ku shumica e tyre janë parkuar në korsinë e dytë edhe kundër shenjave të vendosura. Të gjithë shkelëseve të ligjit u janë shqiptuar parashtesa adekuate edhe ata do të përballen me një dëmin në para ku për këtë lloj të shkeljes janë paraparë dënime nga 45 deri në 180 euro në kundërvlerë me denarë”, deklaroi Marjan Josivoski, zëdhënës i SPB Tetovë.

Javë më parë pjesëtar të policisë së Tetovës gjegjësisht të sektorit për komunikacion rrugor para këshilltarëve thanë se komuna e Tetovës ka nevojë për tre vetura të merimangë. Gjithashtu u kërkua edhe vendosja e shenjave të komunikacionit dhe vendosja e rrugëve njëkahshe./TV21

Të Ngjajshme

Regjistrohen 1.424 raste të reja me virus

admin

Çmimet e larta të rrymës rrezikojnë ekonominë e qytetit në Kumanovë

admin

Ministrja e mbrojtjes e Maqedonisë kundër Rusisë, në mbrojtje të Ukrainës

admin

Leave a Comment